Kryeministri izraelit shpërndan fjalimin e Osmanit për hebrenjtë në Kosovë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpërndarë në profilet e tij në Facebook e Twitter videon ku kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, flet për hebrenjtë.

Videoja e Osmanit është xhiruar pranë pllakës përkujtimore për hebrenjtë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Netanyahu e ka quajtur prekës fjalimin e Osmanit, teksa i është referuar asaj si kryeparlamentarja e vendit të parë mysliman që do të hapë ambasadën në Jerusalem, qytet i ndarë mes izraelitëve dhe palestinezëve.

“Një mesazh prekës nga Dr. Vjosa Osmani, kryekuvendarja e Parlamentit të Kosovës, shtetit të parë me shumicë muslimane që do të hap Ambasadë në Jerusalem”, ka thënë Benjamin Netanyahu, ka shkruar ai në Twitter.

Në fjalimin e saj Osmani ka shprehur falënderimin për njohjen nga Izraeli. Ajo ka folur se si për më tepër se shtatë dekada më parë shqiptarët në Kosovë kanë hapur zemrën dhe shtëpitë e tyre për qytetarët hebrenj për t’i shpëtuar nga shfarosja. Ajo ka thënë se lidhja e veçantë mes njerëzve në Kosovë dhe Izrael më në fund është formalizuar me krijimin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve, që u vendos javën e kaluar në takimin në Washington.

“Nga parlamenti i Kosovës shprehim falënderimin për SHBA-në që e ka bërë këtë të mundur. Dhe shikojmë përpara të forcojmë miqësinë me Izraelin nëpërmjet bashkëpunimit parlamentar me Knesetin”, ka thënë Osmani para se të përshëndeste në gjuhën izraelite.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme