Kryeministri Edi Rama nuk mungoi edhe sot të sulmonte protestuesit, duke i cilësuar si “bulevardin e sorrave dhe korbave”.
Duke marrë shkas nga përgatitja e fjalimit të tij nga zyra përballë sheshit të protestës, që do e mbajë nesër në mbledhjen e grupit të PS dhe të Qeverisë, ai ndau një video-mesazh në rrjetin social me sfondin e thirrjes së mijëra qytetarëve për dorëheqjen e tij.
“Përshëndetje, nuk e di a dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër, në mbledhjen e grupit Parlamentar dhe Qeverisë dhe desha të ndajë me ju këtë moment sepse është një kor që më ezalton; ‘Rama jepe dorëheqjen”. Shihemi nesër paradite, nuk e di orën e saktë, mbledhja fillon në 9.30, por ishte kënaqësi që të ndaja me të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, thotë kryeministri në videomesazh.
Kurse në tekst karshi postimit ai nënvizon se:
“Mirmroma ka Tirona e kontradiktave. Zhurm, zhurm, shumë shumë zhurmë. Përgatitje me audio live nga bulevardi. Kush ka interes nesër paradite do jem me ju”.
“Ju që mbushët bulevardin dhe rrjetet sociale me protestën tuaj, nuk protestuar kundër Shqipërisë që ne ndërtuam gjatë tre mandateve tona. Dhe këtu po flas posaçërisht për ata jo të paktë që ishin votues, mbështetës apo edhe anëtarë të Partisë Socialiste; po flas edhe për ata që…”.
The post Kryeministri këndon refrenin e protestës: Rama jep dorëheqjen! Ky kor me ekzalton! Do ndaj reflektimin tim mbi ‘Bulevardin e Flamingove’, atë që ishte, tani ka vetëm sorra dhe korba appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



