Kryeministri kroat Plenkoviq, për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një ceremoni me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake do ta presë Plenkoviqin, i cili e udhëheq delegacionin kroat në të cilin janë përfaqësues të lartë qeveritar për çështje ekonomike dhe për punë të jashtme si dhe anëtarë të Parlamentit kroat.

“Në delegacion së bashku me Kryeministrin Andrej Plenkoviq janë përfaqësues të lartë për çështje ekonomike dhe punë të jashtme, përfaqësues nga Kuvendi i Kroacisë, si dhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nives Tiganj.  Ndërkohë në kuadër të delegacionit maqedonas, në takimin me delegacionin kroat do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ai për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë, Milaim Fetai”, thueht në njoftimin e Qeverisë.

Pas pritjes solemne janë paraparë takime të delegacioneve të të dyja vendeve. Plenkoviq gjatë qëndrimit të tij në Shkup do të realizoj takim edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme