Kryeministri Kurti dënon sulmin terrorist në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka “dënuar fuqishëm” sulmin terrorist që ndodhi dje në selinë e Industrive Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ), në Ankara, transmeton Anadolu.

Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale shprehu ngushëllime për popullin turk në emër të Qeverisë së Kosovës.

“Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia popullit të Türkiyes dhe familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë”, shkroi Kurti.

Kurti tutje theksoi nevojën për të qëndruar dhe punuar bashkërisht për luftimin e terrorizmit dhe për mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të paqes, sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Sulmin terrorist në Ankara, ku humbën jetën pesë persona dhe 22 të tjerë u plagosën, e dënoi dje edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme