Kryeministri Kurti takohet me Angela Merkel në Tiranë

Kryeministri Kurti është takuar në Tiranë me kancelaren Angela Merkel në kuadër të takimit të saj me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Express.

Në takim do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Bosnjës, Zoran Tegeltija dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ai malazez Zdravko Krivokapiq

Temë bosht e këtij takimi është padyshim bashkëpunimi rajonal dhe Procesi i Berlinit, një iniciativë që është vlerësuar si urë lidhëse mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Më shumë rreth këtij takimi pritet të mësojmë nga konferenca e kancelares Merkel me kryeministrin Rama e planifikuar rreth orës 14:30.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme