Markoviq u tha gazetarëve të hënën se Mali i Zi ka raporte miqësore me Kosovën dhe se Kosova “duhet ta gjejë një rrugë për të dalë nga kjo situatë” meqë kjo, sipas tij, është në interes primar të vetë Kosovës.
“Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë në liberalizimin e vizave. Mali i Zi me durimin e vet u tregon qytetarëve të Kosovës se e dëshiron këtë perspektivë”, tha Markoviq.
Duke folur për demarkacionin, shefi i qeverisë në Podgoricë tha se tani është në përgjegjësi të autoriteteve në Kosovë dhe qeverisë së saj që të lëvizin në këtë drejtim.
“Duhet të jenë të guximshëm për ta marrë një vendim. Kur Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës, 80 përqind e opinionit në Mal të Zi ishte kundër por ne e dinim se ky ishte vendim për të ardhmen”, tha Markoviq.
“Vendimi i qeverisë së Kosovës është vendim i të ardhmes kur bëhet fjalë për rajonin. Dhe ata duhet të jenë të guximshëm të bëjnë atë që duhet ta bëjnë”, tha Markoviq.
Në ditët e para të punës së kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj shkarkoi komisionin që përgatiti marrëveshjen e paratifikuar të nënshkruar në vitin 2015 dhe emëroi një komision të ri për rishqyrtimin e punës së komisionit të vjetër. /Kallxo.Com