Kryeministri mbron Nasim Haradinajn: Ka vuajtur shumë për këtë vend – është rritur burgjeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se fjalët e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një emision televiziv se “punë e madhe që janë vrarë zyrtarë të LDK-së”, nuk amnistohen atë, por ai duhet të kuptohet pasi është një njeri që i ka dhënë shumë vendit dhe një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në burg, njofton Klan Kosova.

Madje kryeministri ka folur edhe për anëtarët e tjerë të familjes së kushëririt të tij, të cilët gjithashtu e kanë luftuar regjimin serb.

“Nasimi (Haradinaj) është rritur në burg, baca Smajl (heroi i Kosovës Smajl Haradinaj, babai i Nasim Haradinajt) ka qenë në burg, Agroni (vëllai i Nasim Haradinajt) është detyruar të largohet nga vendi që të mos bie në burg”.

“Nasimi është rritë në burg duke e rrahur, i persekutuar, ai fare s’mendon keq, s’mendon keq për askënd mbi këtë dhe, as për LDK-në”, ka thënë kryeministri në një intervistë në televizionin publik.

“Ai është ish-ushtar i UÇK-së dhe ka pasur një jetë të rëndë”.

“Kjo nuk e amniston atë që ka thënë, nuk i bën nder, nuk më bën nder as mua, as Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por duhet të kemi kujdes me njerëzit që kanë vuajtur”.

“Prandaj iu kisha lutur për mirëkuptim. Nasimi nuk është njeri me qëllim të keq, ai ka vuajtur shumë për këtë vend”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme