Emisioni Debat Plus në RTV Dukagjini ka thyer rekordin e shikueshmërisë online në emisionin e së premtës ku ishte i ftuar kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti.
Gjatë transmetimit drejtpërdrejt në Facebook, emisioni ka arritur shifrën e 110.600 shikuesve në kohë reale.
Interesimi i publikut për të debatin me Kryeministrin Kurti, dhe opinionin e tij për temat kryesore në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm.
Asnjë emision në trojet shqiptare nuk ka arritur këto shifra./KosovaPost/.