Kryeministri: Nëse nuk miratohet sot ligji i veteranëve, Kosova del nga programi i FMN’së

Ndryshimi i ligjit për veteranët e UÇK-së duhet të bëhet këtë vit. Në rasat se legjislativi nuk e miraton ligjin, atëherë Kosova rrezikon të humb mbi 100 milionë euro fondet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën e sotme e cila po debatohet në seancën e sotme të thirrur për këtë çështje.

“Në fakt problemi i ngutisë për miratim të ligjit nuk është i yni. Por është kërkesë e FMN-së. Është kërkesë eksplicite që kjo çështje të mbyllet gjatë këtij viti . Bordi i FMN-së që do të mbahet me 4 ose 6 janar , mund të vendos që mos të jemi më në suaza të programit të FMN. Deri më tani kemi certifikuar rreth 46 mijë veteran të UÇK-së, që do të thotë për këtë ne për gjatë një viti do të kemi rreth 60 milion euro me ligjin ekzistues i cili kundërshtohet nga FMN. Në buxhetin që  e kemi aprovuar para disa ditëve ne i kemi paraparë ti ndajmë 38 milion euro . Kjo shumë është në pajtueshmëri me FMN”, tha Mustafa.