Kryeministri njoftoi se do të zhvillojnë edhe takimet e fundit me sindikatat dhe odat ekonomike, në kuadër të Këshillit ekonomik social për të shqyrtuar ndryshimet e mundshme në Ligjin për të dielën ditë jopune. Sipas tij, ligji duhet të specifikohet. Mickoski thotë se shqyrtohen dy zgjidhje kurse rezultati varet nga këshilli. Sipas tij, nevoja për ndryshim vjen nga matja e opinionit publik.
“Nëse mendoni se me forcë do të bëjnë diçka, ja po u them se nuk do ta bëjmë. Por në përgjithësi po shqyrtohen dy zgjidhje. Njëra është, o të mos punojë askush, askush. Ka një kryeqytet të tillë në mes të Evropës ku askush nuk punon të dielën, ose nëse dikush paguan mëditje të dyfishtë, ose bëhen marrëveshje me sindikatat për kushte të ndryshme. Mendimi im personal është që të gjithë ata që do të arrijnë marrëveshje me punëdhënësit që të punojnë, të marrin mëditje dyfish ose trefish më të madhe duhet t’u mundësohet që të punojnë edhe të dielën dhe të kenë përfitime të tilla, ose, të mos punojë askush”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.
“Mendoj se sugjerimin tonë të opozitës duhet ta pranoni, të mos bëni asnjë ndryshim ligjor në këtë ligj. E diela le tu mbetet punëtorëve, le të jenë me familjet”, tha Goran Misovski, Koalicioni LSDM. /Alsat.mk