Kryeministri palestinez i mbijeton atentatit

Kryeministri palestinez, Rami Hamdallah arriti t’i mbijetonte shpërthimit të një bombe, pasi eskorta e tij hyri në Rripin e Gazës, njoftoi Autoriteti Palestinez (PA) duke e përshkruar këtë akt si një përpjekje për vrasje.

Eskorta e Hamdallah po hynte në enklavën bregdetare për të inauguruar një impiant për trajtimin e ujërave të zeza.

Vizita e rrallë zyrtare vjen mes një përpjekjeje për të vendosur një marrëveshje mes fraksioneve Fatah dhe Hamas.

Hamdallah dhe shefi i shërbimeve sekrete të PA, Majed Faraj arritën t’i mbijetonin këtij incidenti, ndërsa agjencia e lajmeve Ma’an (MNA) njoftoi se të paktën shtatë persona të tjerë ishin plagosur lehtë, shkruan Kosovapress.

Gjithashtu, tre makina të eskortës u dëmtuan gjatë shpërthimit.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, WAFA të Autoritetit Palestinez, Hamasi është përgjegjës për bombardimet i cilësuar si ”pushteti de facto në Gaza”, por duke mos thënë se bombardimin e ka kryer Hamasi.

Grupi islamik i Hamasit dënoi bombardimet përmes një postimi në Twitter duke thënë se kjo është një përpjekje për të “zmbrapsur” përpjekjet e pajtimit palestinez.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme