Kryeministri premton mosndërhyrje në punën e gazetarëve, Bajrami përmend ndërhyrjet

Do të bëjmë përpjekje që gjatë ditës të kthejmë përgjigje për gazetarët,” ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

Në tryezën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës , kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e qeverisë që të mos ndërhyjnë në punën e gazetarëve, raporton KTV.

Megjithatë, kryeredaktori i “Kohës Ditore” Agron Bajrami, pikërisht ndërhyrjes dhe kontrollin që politika ushtron në media të caktuara, e ka paraqitur si problemin kryesor me të cilin ballafaqohen mediat, duke mos e përjashtuar as mediumin publik.

Gjithashtu, Bajrami kritik ka qenë edhe lidhur me transparencën në procese të rëndësishme, si ai i dialogut me Serbinë, që për 6 vite është karakterizuar me mbyllje ndaj mediave.

Në tryezën ku janë diskutuar të gjeturat e raportit “Niveli i lirisë së mediave dhe siguria e gazetarëve”, kanë munguar përfaqësues të gjyqësorit e prokurorisë, megjithëse kishin paralajmëruar prezencën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme