Kryeministri Rama bie pre e “fake news”/ Shqiptari në Ukrainë është gjallë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi pak minuta më parë se ka patur informacion për vdekjen e një shqiptari, pjesëtar të ushtrisë ukrainase, i cili po i rezistonte avancimit rus në Ukrainë.


Bëhej fjalë për 24- vjeçarin shqiptar, Emanuel Bazanjin. Pas këtij lajmi të trishte duket se informacioni i Kryeministrit ka rezultuar fals. Sipas një komunikimi nga Top Channel, bëhet me dije se Emanuel Bazanjik është gjallë dhe përmes një iniciative personale e private i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe është pozicionuar në mbrojtje të Kievit.

“Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij.

Më tej Emanueli na tregon se çfarë është duke ndodhur në repartin ushtarak ku ai shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.

“U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter“, shkruan Emanueli, i cili thekson se ndodhet në një situatë të rrezikshme.

Pas këtij komunikimi Bazheli tha se i  duhej të fikte telefonin pasi sistemi GPS i telefonit ‘smart’, mund të shërbejë për rusët në identifikimin e vendndodhjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme