Kryeministri Rama: Më shumë mbështetje për bujqësinë, vetëm ne mund të rrisim ekonominë

Nga Luftinja e Tepelenës, kryeministri Edi Rama u tha qytetarëve se me programin e rilindjes urbane janë hapur rreth 50 mijë vende të reja pune. Ky projekt sipas kryeministrit ka përmirësuar cilësinë e jetesës së banorëve. “Me programin e rilindjes urbane ne kemi punësuar 49326 po i them fiks se janë punonjës të regjistruar që kanë marrë pagat kanë paguar edhe kontributet. Po këto i kanë bërë shqiptarët, jo egjiptianët”, nënvizoi Rama.

Nga ana tjetër shefi i qeverisë deklaroi se për nxitjen e punësimit duhet të ketë një rritje ekonomike mbi 5%, dhe këtë rritje sipas tij, mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste. “Vetëm ne mund të shkojmë mbi 5% sepse e kemi shumë të qartë si shkohet mbi 5%. Shkohet duke bërë shtet dhe jo duke bërë premtime pa kuptim, shkohet duke bërë investimet e duhura, shkohet duke nxitur investimet prodhuese, duke nxitur ato pika kyçe të ekonomisë, por na duhet që të ndërtojmë edhe një administratë shtetërore seriozë dhe jo administratë që e ndajnë partitë secila më vete për punët e tyre”, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët në Luftinjë të Memaliajt ku bashkëbisedoi për atë që është bërë për bujqësinë në këto 44 muaj. “Këto 44 muaj kemi bërë shumë dhe morëm kthesën e fortë të kalimit nga bujqësia e mbijetesës në bujqësinë realisht të mbështetur për të rritur prodhimin, eksportin dhe punësimin në fshat; ulëm taksat për lëndët e para, zeruam TVSH-në për makineritë bujqësore, bëmë rimbursimin e TVSH-së për prodhimet e fermerëve, rritëm me 40% fondet dhe me 60% numrin e fermerëve përfituesve”, tha Rama.

Ndërkohë shefi i qeverisë deklaroi se në vetëm 44 muaj dyfishuam sipërfaqen e tokës bujqësore që ujitet e kullohet, ndërsa theksoi se eksportet bujqësore u rritën me 70%. “Në vetëm 44 muaj dyfishuam sipërfaqen e tokës bujqësore që ujitet e kullohet, rritëm eksportet bujqësore me 70% dhe vendosëm një raport të ri importe -eksporte të paimagjinueshëm 3 vjet e gjysmë më parë: Nga 7 me 1 më 2013, sot ky raport është vetëm 3.9 me 1. Por të gjitha këto janë larg së qeni mjaftueshëm për bujqësinë që duam”, u shpreh Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme