Kryeministri Rama mesazh urimi për Vitin e Ri 2025:Shqipërinë do ta ngjisim në majën ku gjendet shtëpia e madhe e familjes europiane!

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për Vitin e Ri 2025 për të gjithë shqiptarët.


Rama, në videomesazhin nga Kryeministria, u shpreh se gjatë vitit 2024 Shqipëria është ngjitur më lart se ndonjëherë.

Kreu i qeverisë shtoi se “në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane”.

Kryeministri u uroi shqiptarëve “një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja”.

Edi Rama: Ka një vit të tërë për t’u ngjitur dhe çdo vit e ka një ditë të vetme për të zbritur.

Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, po në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane.

Por sot, për ne kalimtarët në këtë botë, është ajo dita e vetme për të zbritur dhe për të qëndruar me familjet tona, duke pritur Vitin e Ri.

Prandaj edhe unë sonte nuk do të bëj më shumë sesa t’ju uroj të gjithëve një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme