Kryeministri trash privilegjet e këshilltarëve politikë, i pajis me pasaporta diplomatike

Privilegjet e Qeverisë Haradinaj nuk kanë të ndalur.

Pasi ua rriti pagat, kryeministri është përkujdesur që udhëtimet e këshilltarëve politikë jashtë shtetit të bëhen me sa më pak procedura, shkruan Koha Ditore.

Kësisoj, fundvitin e kaluar nxori vendim përmes të cilit këshilltarëve u mundësohej të pajiseshin me pasaporta diplomatike.

Bartës të institucioneve paguajnë dhjetëra këshilltarë nga kuleta e shtetit në këmbim të lojalitetit që tregojnë ata për partitë në pushtet. Rritja e numrit të dikastereve qeveritare ka bërë që të rritet edhe numri i këshilltarëve për bartësit e tyre.

Derisa Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) nuk ka treguar sa këshilltarë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta diplomatike, në Zyrën e kryeministrit kanë thënë se janë veç 15 zyrtarë që mund të pajisen me dokumente të tilla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme