Kryeministri vazhdon fushatën, premton mijëra vende pune në Prizren (FOTO)

Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa ka premtuar se do të hapen mijëra vende në Prizren si pasojë e reformës fiskale dhe ideve për të hapur biznese të reja private.

 

“Gjatë vizitave në Kompanitë “ABI”, “Hoti” dhe “Kosova Pack” në Prizren, pamë punën e madhe që po bëhet nga ndërmarrësit tanë. Reformat ekonomike e fiskale si dhe idetë inovative e shumë premtuese, do të rezultojnë me punësimin e mijëra qytetarëve të Prizrenit dhe rritjen cilësore e sasiore të prodhimeve të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në FB.

Me këtë rast, Kryetari i LDK’së ka folur pak edhe në emër të bisneseve, për të cilat ka thënë se e kanë lavdëruar Qeverinë për reforma fiskale, shkruan Express.

“Përfaqësuesit e këtyre tre kompanive, ashtu si të gjitha bizneset kryesore të tjera në Prizren, vlerësojnë lartë efektet e Pakos Fiskale 1 dhe mbështesin fuqishëm masat e parapara në Pakon e 2-të Fiskale”, ka shtuar ai.

Lideri i LDK’së po e vazhdon fushatën dhe vizitat nëpër komuna të Kosovës sidomos gjatë vikendeve. Këtë po e bën pasi Kryetari i PDK’së ka nisur turin e dëgjimit nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Në vjeshtë do të mbahen zgjedhjet lokale derisa ende nuk dihet nëse zgjedhjet nacionale do të jenë bashkë me ato lokale apo do të ndodh prishja e koalicionit edhe më herët nëse dështon miratimi i demarkacionit me Malin e Zi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme