Kryeministria tregon se çka u diskutua në takimin e Kurtit me Krasniqin e Abdixhikun

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurti mbrëmë kishte ftuar krerët e opozitës për të njoftuar për situatën dhe gjendjen e sigurisë në veri.

Siç është njoftuar nga Kryeministria, Krasniqi e Abdixhiku, kanë dhënë mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të Kosovës.

“Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës. U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë. Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme