Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May, ka deklaruar sot në Bratisllavë se ajo është e gatshme për të përdorur armët bërthamore me qëllim të trembjes. Lidhur me këtë deklarim të saj janë alarmuar veçanërisht mediat ruse dhe ato serbe, njofton portali Sakte.net
Gjatë javës së kaluar, një gazetar sllovak nga televizioni TV3 në debatin në Parlamentin britanik lidhur me potencialin bërthamor të këtij vendi e pyeti kryeministren britanike Theresa May, nëse ajo ishte e gatshme për të përdorur këto armë kundër Rusisë.
“Javën e kaluar është mbajtur një votim i rëndësishëm në parlament për vazhdimin e programit tonë bërthamor. Gjatë debatit më është shtruar pyetja nëse isha e gatshme ta përdorë armë bërthamore për të trembur. Përgjigja ime ishte PO”, ka deklaruar kryeministrja May.
Parlamenti i Britanisë së Madhe votoi për modernizimin e mburojës bërthamore të vendit.
Sipas programit “Trident”, programit më të shtrenjtë të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, parashihet ndërtimi i katër nëndetëseve që mund të bartin mbushje bërthamore dhe të termobërthamore./Sakte.net