Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i uron shërim të shpejtë Frederiksen ndërsa shpreh solidaritet me të dhe autoritetet e Danimarkës.
“Dënoj ashpër agresionin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen! Duke shprehur solidaritetin më të madh me të dhe autoritetet e këtij vendi mik të Shqipërisë, i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë!”, shkruan Meta.
Kujtojmë se kryeministrja e Danimarkës është sulmuar në qendër të Kopenhagës. Sulmi vjen dy ditë përpara se danezët të shkojnë në qendrat e votimit për të votuar në zgjedhjet e BE-së dhe Frederiksen ka qenë në fushatë javët e fundit.




