Kryeministrja Meloni paguan faturën e italianëve që u larguan pa paguar nga restoranti në Berat

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila që disa ditë po qëndron në Shqipëri pagoi faturën për bashkatdhetarët e saj që u larguan nga një restorant në Berat pa paguar

“Me rekomandimin e kryeministres, Giorgia Meloni, ne proceduam me shlyerjen e faturës së mbetur të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit”, thuhet në shënimin e publikuar nga Ambasada në Tiranë.
Pamjet bëhen virale, turistët italianë ikin nga restoranti pa paguar në Berat

Italianët – vijon njoftimi për shtyp – respektojnë rregullat dhe shlyejnë borxhet e tyre dhe shpresojnë që episode të këtij lloji të mos përsëriten më.

Ambasada sqaron gjithashtu se pagesa është bërë me fondet personale të kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme