Kryeministrja serbe flet për prejardhjen e saj: Gjyshi im ka qenë kroat

“Serbia është aq tolerante sa të ketë një kryeministre me prejardhje kroate”, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Kryeministrja serbe ritheksoi se ajo ka prejardhje kroate pasi gjyshi i saj ishte kroat dhe jo një serb nga Kroacia dhe pavarësisht kësaj Bërnabiq thotë se ka arritur të jetë në krye të Qeverisë së Serbisë.

Kjo ishte fjala e Bërnabiqit pasi autoritetet kroate reaguan për fjalimin e presidentit serb, Aleksander Vuciq, në lidhje me operacionin “”Olluja”, të cilin Zagrebi zyrtar  e konsideroi si “fashiste”.

Derisa kroatët po e festonin përvjetorin 23-të të operacionit “Olluja”, Vuciq këtë e konsideronte si spastrim etnik ndaj serbëve të Kroacisë.

Bërnabiq tha se e ka dëgjuar deklaratën Vuciq dhe nuk ka vërejtur diçka problematike. Sipas saj, zyrtarët kroatë po e shtrembërojnë të vërtetën duke e bërë të bardhën të zezë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme