Kryeminstri Haradinaj vazhdon takimet, pret senatorin amerikan në zyrën e tij

Kryeministri Ramush Haradinaj, priti në takim senatorin amerikan, Ron Johnson, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare.

Në takim, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delaëie, u bisedua për zhvillimet politike aktuale në vend, për mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në procesin e shtetndërtimit dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të sundimit të ligjit, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Haradinaj, falënderoi senatorin Johnson për vizitën në Kosovë, duke theksuar nevojën për mbështetje të mëtejme në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Përkrahja e SHBA-ve është shumë e rëndësishme për ne. Kosova dhe populli i saj do të jetë përherë falënderues për ndihmën që SHBA-të dhe populli amerikan kanë dhënë në të gjitha periudhat”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai tha se Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euroatlantike duke thelluar reformat e brendshme, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe në forcimin e institucioneve demokratike.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se Kosova është sot një faktor paqeje dhe stabiliteti dhe shembull i fqinjësisë së mirë dhe e angazhuar në dialog me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë. Kryeministri Haradinaj tha se procesi i dialogut me Serbinë duhet të afatizohet në kohë dhe të përmbyllet me njohje reciproke.

Duke uruar Qeverinë dhe popullin e Kosovës për kremtimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë, senatori amerikan Ron Johnson, tha se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë mbështetëse e fuqishme në zhvillimin ekonomik, demokratik dhe të konsolidimit të shtetndërtimit të Kosovës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme