Kryeparlamentari Veseli, vetë i 14-i në udhëtime zyrtare

Vizita e një delegacioni të Kuvendit të Kosovës, në qershor të vitit të kaluar, në Bullgari, ku qëndroi tri ditë, buxhetit të shtetit i ka kushtuar afro 10 mijë euro.

Ky delegacion i udhëhequr nga kryeparlamentari Kadri Veseli, i shpenzoi këto mjete vetëm për mëditje, akomodim dhe bileta, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Progresit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë udhëtim, Veseli ishte vetë i 14-i. Përveç nga deputetët Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Muhamet Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u shoqërua edhe nga gjashtë këshilltarë dhe katër zyrtarë të administratës së Kuvendit.

Sipas raportit financiar të Kuvendit të Kosovës për 6-mujorin e parë të këtij viti, Veseli për këtë vizitë zyrtare mori mëditje në vlerë prej 236 eurosh.

Të njëjtën shumë të mëditjes e morën deputetët Ismajl Kurteshi dhe Muhamet Mustafa, ndërsa deputetja Blerta Deliu-Kodra mori 177 euro mëditje. Për akomodimin, në raport janë cekur vetëm shpenzimet për deputetin Ismajl Kurteshi dhe Muhamet Mustafa, në vlerë prej 198 eurosh, por jo edhe për kryeparlamentarin Veseli dhe deputeten Deliu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme