Kryeparlamentarja e Sllovenisë mesazh urimi për Elisa Spiropalin: Jam e bindur se do të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin në të ardhmen!

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, ka uruar Elisa Spiropali për zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.


Urška Klakočar Zupančič elisa spiropali

Teksa ka shprehur urimet dhe i ka uruar suksese në detyrën e re, Urška Klakočar Zupančič shprehet besimplotë se bashkëpunimi ndërparlamentar në të gjitha nivelet mund t’i kontribuojë bashkekzistencës paqësore, unitetit dhe partneritetit produktiv mes kombeve.

“Jam shumë e kënaqur, znj. Kryetare, që dy parlamentet tona bashkëpunojnë ngushtë dhe me efektivitet dhe jam e bindur se ne do të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, ka shkruar ajo më tej.

Letra e Kryetares së Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë

“Në emër të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, ju dërgoj urimet e përzemërta për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ju uroj suksese e arritje të shënuara në veprimtarinë parlamentare.

Ju uroj sukses në përmbushjen me sukses të përgjegjësive në detyrën e nderuar që ju është besuar. Jetojmë në një kohë që Europa dhe komuniteti ndërkombëtar përballojnë sfida të mëdha, të cilat kërkojnë bashkëpunim e dialog konstruktiv mes shteteve.

Unë kam besim të plotë se bashkëpunimi ndërparlamentar në të gjitha nivelet mund t’i kontribuojë bashkekzistencës paqësore, unitetit dhe partneritetit produktiv mes kombeve. Jam shumë e kënaqur, znj. Kryetare, që dy parlamentet tona bashkëpunojnë ngushtë dhe me efektivitet dhe jam e bindur se ne do të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në letrën që Zupančič i ka drejtuar Spiropalit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme