Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumëria e Tij, Imzot Joani, meshoi në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë të Dielën e tretë të Kreshmës së Madhe, të Faljes së Kryqit të Nderuar.
Një meshim historik, me pjesëmarrjen e hierarkisë së Kishës Orthodhose të Shqipërisë, ku, Imzot Joani përshëndeti grigjën e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, të cilës i shërbeu me devocion, përkushtim dhe dashuri për 27 vjet.
“Sot ne jetojmë në një kohë vështirësie, ndoshta një nga më të këqijat e qytetërimit moderrn, është mungesa e një jete shpirtëror. Teknologjia ka arritur kulmin, shumë gjëra janë zhvilluar e megjithatë nuk ka gëzim në shpirtrat e njerëzve, sepse mungon jeta shpirëtërore, mungon drita e vërtetë.
Duke mohuar pseudo-veten ne do zbulojmë veten tonë, duke ndriçuar veten ne kemi shpresë të ndriçojmë shumë njerëz. Unë jam i emocionuar, kam shërbyer për 27 vite, dua të falenderoj të gjithë klerikët dhe besimtarët, ndarja për një kohë kaq të gjatë (shërbese)nuk është kaq e lehtë.
Por kjo është një ndarje e përkohshme pasi të gjithë besojmë se do takohemi në botën e përtejme”, tha Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumëria e Tij, Imzot Joani.
Të gjithë qytetarët dhe besimtarët pjesëmarrës shprehën mirënjohjeje dhe falenderim për kryepeshkopin.
Pas një shërbese të përkushtuar, besimtarët qëndruan për rreth 4 orë në katedrale për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore që nisi në orën 09:00, pas shërbesës së mëngjesit që u zhvillua në orën 07:30.