Kryeprokurori: Hetimet për Deharin s’kanë përfunduar, në kërkim të shkaktarëve

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, që në një konferencë për shtyp ka dhënë detajet e hetimeve të deritanishme për vdekjen tragjike të Astrit Deharit, ka thënë për Koha.net se hetimet nuk kanë përfunduar.

“Hetimet vazhdojnë, ato nuk kanë përfunduar. Në çdo moment nëse na ndryshon diçka gjendja ne kemi me ndjek. Deri tani nuk kemi të dyshuar. Nëse gjatë hetimeve na del diçka ne sigurisht se do të vazhdojmë”, ka thënë Hoxha, për Koha.net.

Bazuar në konferencën për media që Hoxha ka mbajtur sonte, si dhe në bazë të raportit të autopsisë për ish-aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia e shkaktuar nga vetë ai.

Hoxha ka konfirmuar për portalin se hetimet janë duke vazhduar edhe në pistën e shkaktarëve që kanë mundur të çojnë në këtë veprim të tij, e që për familjen Dehari, avokatin Tomë Gashi dhe për Lëvizjen Vetëvendosje është e pabesueshme.

“Hetimet janë duke vazhduar edhe në këtë drejtim, dhe ne do ta çojmë deri në fund. Të gjitha provat materiale, përfshirë edhe ditarin e tij janë në ekzaminim”, ka thënë Hoxha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme