Vrasja e aktorit të serialit “O sa mirë” ka ngjallur dyshime të reja në lidhje me rastin. Por, Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes së aktorit të serialit “O sa mirë” dhe zyrtarit komunal të komunës së Gjakovës, Art Kurti.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj ka thënë se dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.
Ende nuk i dimë shkaqet e vdekjes, sipas hetimeve paraprake dyshohet që ka bërë vetëvrasje. Janë marr disa veprime hetimore dhe gjatë kësaj kohe janë duke u ndërmarr. Mirëpo ende është herët të flasim për këtë”, tha kryeprokurori Selimaj. Kryeprokurori thotë se arma e cila është gjetur në veturën e aktorit nuk është e regjistruar. “Arma është pa leje. Arma është gjetur vetëm në automjet, të qafa e Zabelit një fshat në brezin kufitar me Shqipërinë.
Kryeprokurori tha se prokuroria po pret ekzaminimin e trupit të viktimës dhe armës që është gjetur në veturë, me të cilën dyshohet se është kryer vepra. “I kemi dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore trupin tij bashkë me armën, telefoni, predha që është gjetur për ekzaminim” tha Selimaj.
A tregoi se plumbi ka goditur në kokë duke e shpuar atë, plumbi dhe gëzhoja janë dërguar në ekzaminim të më tutjeshëm.
“Ai ka qenë i goditur në kokë, plumbi e ka shpuar kokën, duke dalë në anën tjetër dhe është gjetur jashtë veturës. Edhe ku plumb shkon në ekzaminim bashkë me gëzhojën dhe armën .Tash do e shohim nëse plumbi që e ka goditur ka qenë i armës që është gjetur në veturë, apo i ndonjë arme tjetër”, tregoi Selimaj.
Ndryshe, trupi I pajetë i aktorit Art Kurti është gjetur rreth orës 7:50 të mëngjesit të sotëm. Policia ka treguar se trupi i viktimës është gjetur në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit në një veturë./gazetametro.net.