Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti konfirmoi për Telegrafin se sot gjatë ditës do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes.
Ai tha se kjo mbledhje nuk do të jetë e hapur për media.
Ndryshe, raportohet se mbledhja e Kryesisë e VV-së do të mbahet në ora14:00, pas zhvillimeve të shumta që ndodhën brenda këtij subjekti periudhën e fundit. /Telegrafi/