Kryetari Ahmeti apelon: Shmangeni diellin nesër

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, apelon të gjithë qytetarët që të shmangin temperaturat e larta gjatë ditës së nesërme.

“Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare”.

Më poshtë e gjeni shkrimin e tij të plotë.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Prishtinës, sipas parashikimeve të motit, nesër, të shtunën me datë 1 korrik, pritet që temperaturat në qytetin tonë të jenë shumë të larta.

Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare. Apelojmë gjithashtu që gjatë ditës së nesërme të konsumojnë sasi të mjaftueshme të ujit dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta.

Për qytetarët në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrëfiksave, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Gjithashtu ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente do të jenë në gatishmëri të plotë dhe luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen në këto qendra.

Gjithashtu, thërrasim qytetarët dhe bizneset që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme