Kryetari i 3%-shit në Zvicër i reagon Xhavit Halitit për ‘miliarda eurot e fondit’

Kryetari i fondit 3 përqindëshit në Zvicër, Gani Hoxha ka dhënë detaje se si ka funksionuar ky fond gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Hoxha, në “Debat Plus” në Dukagjin ka thënë se fondi i 3% ka qenë baza financiare e rezistencës në Kosovë në të gjitha aspektet.

“Ky fond ka arritur të financojë nevojat në mënyrë modeste. Janë realizuar rreth 300 milion marka në të gjithë diasporën e jo, siç thotë Xhavit Haliti, 1 miliard e 200 mijë”, tha Hoxha.

Hoxha ka thënë se deri në vitin 2005 kur është shitur “Dardania Bank”, fondi është menaxhuar nga UFORK-u në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Pas shitjes së “Dardania Bankës” në vlerë prej 5 milionë eurosh, Kuvendi i UFORK-ut nuk ka funksionuar më pa fajin e kryetarëve të fondeve. Pra, ata që kanë pasur kompetencat [Drejtoria e Dardania Bankës] dhe Bordi i Bankës, ka ndërprerë raportet me kryetarin e Kuvendit të UFORK-ut që jam unë Gani Hoxha”.

Kryetari i fondit 3% në Zvicër, ka thënë se deri në vitin 2005 të gjitha veprimtaritë e fondit kanë qenë të ligjshme dhe janë përdorë për nevoja të ndjeshme.

“Janë përdorë për të ndihmuar fëmijët jetimë, për ndërtimin e ujësjellësve dhe ndërtime tjera. Ne kemi evidencën dhe çdo gjë është aprovuar”, tha Hoxha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme