Kryetari i AGK’së e quan të turpshëm aktin e Vetëvendosjes në Kuvend

Deputetët e Vetëvendosjes shfaqen një banerë me fotografi të disa personave, përfshirë edhe drejtorin e RTK-së, Mentor Shala dhe redaktorin Ridvan Berisha, duke i akuzuar për arrestimin e aktivistëve të tyre

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook.

Këtë akt, ai e ka quajtur të turpshëm dhe ka thënë se tendenca për kontrollimin e medieve nuk fillon e as nuk mbaron me këtë pushtet.

“Ky është një akt i turpshëm. Linçimi dhe mveshja e akuzave të tilla siç po bënë Vetëvendosje me kolegët gazetarë të RTK-së është treguesi më i fortë se tendenca për kontrollimin e mediave nuk fillon e as nuk mbaron me këtë pushtet”, ka shkruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme