Sot, kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, së bashku me nënkryetarin e Alternativës, Lulzim Aliu, kanë realizuar takim me kryetarin e komunës së Vushtrrisë në Kosovë, Xhafer Tahiri.
Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në rajon, situatën post-zgjedhore në Kosovë dhe atë para-zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.
Temë kryesore e bisedës ishte edhe harmonizimi dhe krijimi i komunikimit reciprok dhe miqësor mes partive shqiptare në rajon.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ditëve në vijim pritet të realizojë takime me përfaqësues të tjerë politikë të vendit, të trojeve shqiptare, si dhe me miqtë ndërkombëtarë.