Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi takim me degën e Studeniçanit

Sot, në selinë qendrore të partisë, kryetari Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bekim Sali dhe Sekretari Organizativ, Mubekir Palloshi, vazhdën e takimeve strukturore e kanë vazhduar duke realizuar takim me degën e Studeniçanit.

“Në këtë bashkëbisedim u fol për përmbylljen e procesit reformues të partisë, si dhe u diskutua mbi përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka kërkuar nga strukturat e degës së Studeniçanit, angazhim maksimal drejt fitores së zgjedhjeve lokale të tetorit” thuhet në njoftimin e Alternativës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme