Sot përmes një kumtesë për media, partia opozitare, VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në për kandidaturat e mundshme në tre komuna, në Dojran, Vasilevë dhe Butel, shkruan Almakos.
Kur jemi te Buteli, VMRO-DPMNE akuzon kryetarin e Butelit, Velimir Smilevski dhe kandidat i LSDM-së për komunën edhe në këto zgjedhje se edhe përskaj premtimit për ujësjellësin në Luboten në vitin 2017, ende fshati Luboten është pa ujë për pirje.
“ Kryetari i Butelit, Velimir Smilevski mund që nuk është theksuar aq sa kolegët e tij, Angov dhe Vasilev, por për këtë është kapur duke gënjyer.
Smilevski premtoi dhe nuk e bëri ujësjellësin në Luboten. Katër vite më vonë nga zgjedhjet lokale të vitit 2017, Luboteni është ende pa ujë.”, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e VMRO-së.