Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, i bën thirrje Greqisë e Qipros ta njohin Pavarësinë e Kosovës

Në Vjenë të Austrisë të hënën është mbajtur organizim për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, i cili ishte pjesmarrës në këtë festë, ka bërë thirrje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, përfshirë edhe Austrinë dhe Ukrainën.

“Miqësia mes Kosovës dhe Austrisë festohet me shumë stil në Vjenë. Duke festuar ditëlindjen e 15-të të Republikës së Kosovës në zemër të Austrisë Neutrale, bëj thirrje për anëtarësim në NATO, Kosovën, Austrinë dhe Ukrainën”, tha ai.

Po ashtu, bëri thirrje Qipros dhe Greqisë, ndër pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

“I bëj thirrje Greqisë dhe Qipros që ta njohin Kosovën dhe të jenë aleat më i mirë për NATO-n. Tashmë janë 15 vjet, pavarësia është fakt dhe pse të qëndrojmë në anën serbe dhe ruse në këtë çështje,  ka shkruar Fehlinger.

Po ashtu ka thënë se “Rumania ta njohë Kosovën dhe Austria do t’i japë fund Vetos kundër anëtarësimit në Shengen”.

Ndryshe, Austria konsiderohet ndër vendet aleate dhe kontribuese të madhe ndaj Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme