Kryetari i Kuvendit të Turqisë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtare të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop të shtunën do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shentop do të takohet te-ta-tet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa pastaj do të takohet me grupin parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Turqisë, pas së cilës janë planifikuar edhe dhënia deklaratave për media.

Në agjendë përfshihet gjithashtu një fjalim përshëndetës nga Xhaferi në një simpozium me rastin e 21 dhjetorit – Ditës së Mësimit Turk: “Vlerat e humbura të kulturës turke në Ballkan dhe Evropën Lindore”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme