Kryetari i LDK’së bën thirrje të shtohet siguria në trafik, ngushëllon familjen Sop

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka reaguar pas aksidentit me fatalitet që ndodhi të shtunën në Zhur të Prizrenit. Mustafa thotë se duhet të forcohet siguria në trafik. Për të parandaluar rreziqe të tilla

Mustafa ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook, ku ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së tre personave të familjes Sope nga Prizreni.

Ai ka shtuar se duhet të forcohet siguria në trafik, për të ndaluar rreziqet dhe vdekjet në komunikacion.

“Humbjen tragjike të jetës së tre anëtarëve të familjes Sopa e përjetuam me dhembje dhe tronditje të thellë. Kjo tragjedi është edhe një vërejtje se duhet të forcohet siguria në trafik, për të parandaluar rreziqet me fatalitet për njerëzit dhe familjet tona”, ka shkruar Mustafa

Si pasojë e aksidentit që ndodhi të shtunën në rrugën Zhur-Prizren në mes të një kamioni dhe një veture, humbën jetën babai me dy djemtë e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme