Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idizi: “Të jetësojmë “Schengenin” kuq e zi

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idizi gjatë takimit me kryesinë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë, theksoi se duhet “Të jetësojmë “Schengenin” kuq e zi dhe të heqim barrierat me Kosovën”.

Idrizi u shpreh se përkrahja e degës së Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë është mbështetje e madhe morale për partin të cilën drejton.

Ai tha se “duam të ngremë një Akademi të përbashkët të Shkencave, e cila do të përqendrohet në prognoza për zhvillimet kombëtare”.

“Ne e kemi për obligim kushtetues ta shpiem përpara çështjen kombëtare. E kemi për detyrë të jetësojmë “Schengenin” kuqezi. Sot Shqipëria është vendi i dytë pas Serbisë për barrierat ekonomike ndaj Kosovës. Ne synojmë që t’i heqim barrierat mes nesh.

Ne duam të ngremë një Akademi të përbashkët të Shkencave, e cila do të përqendrohet në prognoza për zhvillimet kombëtare. Po ashtu, në programin tonë është edhe përgatitja e platformave të unifikuara të mësimit, pa harruar edhe diasporën”, u shpreh Idrizi.

Më tej Kreu i PDIU deklaroi se rruga e zhvillimit dhe forcimit tonë si komb, kalon nga afrimi midis shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por apeloi që politika t’i qëndrojë larg folklorizmit të çështjes kombëtare.

Ndërkohë kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë, Përparim Uka, u shpreh se vlerat dhe kultura e Çamërisë janë thesar i pashlyer në eposin e kulturës shqiptare.

“Shqipëria ka nevojë për njerëz që kanë dinjitet dhe nuk e harrojnë̈ të kaluarën e popullit shqiptar.

Si kryetar i zërit çam në Kosovë kam ardhur të përkrah vëllain tonë çam Shpëtim Idrizi dhe kandidatët e tjerë të PDIU-së.

Me fitoren e madhe të PDIU-së me 25 prill ata do të jenë zë i fuqishëm i çështjes kombëtare”, deklaroi ai.

Në takim fjalën e mori edhe kreu i Fondacionit “Hasan Tahsini” Alket Veliu, i cili falënderoi miqtë nga Kosova për mbështetjen duke risjellë shprehjen e një shekulli më parë “pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme