Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka publikuar sot një video, në të cilën shihet një grua e cila i hedh vetë mbeturinat dhe pastaj i fotografon, shkruan Gazeta Sinjali.
Muhaxheri ka thënë se nga tash e tutje do të filmohen të gjithë qytetarët që bëjnë veprime të tilla të ulëta.
“I hedh mbeturinat dhe pastaj i fotografon! Tash e tutje, do t’i filmojmë qytetarët duke bërë veprimin e ulët – ndotjen e ambientit me hedhjen e mbeturinave aty ku s’duhet! Përkundër faktit që gjobat për personat që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara ekzistojnë, kjo nuk po i ndalon aspak”, ka shkruar Muhaxheri ndër të tjera në Facebook.
“Kjo dukuri është tepër shqetësuese”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/