Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se rrogën e tij do ta jap për ndihma humanitare tek familjet në nevojë në komunën e Preshevës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se këtë po e bën pas situatës së rëndë të krijuar tek familjet shqiptare pas përhapjes së koronavirusit, shkruan lajmi.net.
“Jam i vetëdijshëm se sakrifica e gjitha bizneseve familjare dhe të vogla në Komunën tonë kanë dhënë maksimumin e tyre. Prandaj më lejoni që përkundër karakterit tim për të mos ekspozuar ndihmat humanitare, t`ju informoj se rroga ime në postin e Kryetarit të Komunës së Preshevës do të shkoj tërësisht për ndihma humanitare për familjet me nevoj në Komunën e Preshevës. Ky vendim vlen edhe në retrospektivë që nga dita e parë e shpalljes së situatës së jashtëzakonshme deri tek përfundimi i saj”, ka shkruar Arifi.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,
Kanë kaluar mbi 5 javë që nga situata e jashtëzakonshme e krijuar me pandeminë Covid-19. Komuna e Preshevës është duke kaluar një periudhë të frikshme, por jam mëse i impresionuar me angazhimin, sakrificat, humanizmin dhe dashurinë tuaj në këtë situatë sfiduese. Thuhet se situata e rëndë dhe e jashtëzakonshme shfaq karakterin e vërtetë të një populli, andaj më lejoni t`ju them secilit prej jush, se keni dhënë në rajon një pasqyrë të shkëlqyer për shoqërinë dhe vendin tonë. Më bëni gjithmonë krenar, Ju faleminderit!
Jam i vetëdijshëm se sakrifica e gjitha bizneseve familjare dhe të vogla në Komunën tonë kanë dhënë maksimumin e tyre. Prandaj më lejoni që përkundër karakterit tim për të mos ekspozuar ndihmat humanitare, t`ju informoj se rroga ime në postin e Kryetarit të Komunës së Preshevës do të shkoj tërësisht për ndihma humanitare për familjet me nevoj në Komunën e Preshevës. Ky vendim vlen edhe në retrospektivë që nga dita e parë e shpalljes së situatës së jashtëzakonshme deri tek përfundimi i saj.
Për t`ju informuar lidhur me çështjen e masave ndihmëse në përballje me pasojat ekonomike dhe sociale nga Covid-19 do të jem drejtpërdrejt sonte ora 21.00 në rrjetin social Facebook.
Më ndiqni!.