Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është filmuar duke keqpërdoruar veturën zyrtare për qëllime private, shkruan Gazeta Metro.
Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka denoncuar veprimet e të parit e kësaj komune, Shqiprim Arifin, i cili po keqpërdor veturën zyrtare për qëllime private.
Sipas fotografive, Shqiprim Arifi, me anë të veturës zyrtare të kryetarit të Komunës së Preshevës ka shërbyer nënën e tij.
PDSh e ka cilësuar këtë veprim të pafalshëm, ku Arifi me buxhetin e qytetarëve të Komunës së Preshevës, duhet të paguhen shpenzimet e udhëtimeve të familjarëve të tij.
Reagimi i plotë i PDSH-Preshevë:
Meqë Shqiprim Arifi, nëpër intervista po merret me çështje personale, kësaj radhe po i bëjmë një denoncim lidhur me keqpërdorimin e sferës publike për qëllime private.
Rasti ka të bëj me nënën e tij, ku shihet duke u shërbyer me veturë zyrtare të kryetarit të Komunës së Preshevës nga aeroporti “Konstandini i madh” në Nish.
Është e pafalshme që me buxhetin e varfër të taksave të qytetarëve të Komunës së Preshevës, duhet të paguhen shpenzimet e udhëtimeve të familjarëve të kryetarit të Komunës së Preshevës.
Duke bërë keqpërdorime të tilla edhe në sferat e tjera, po konfirmohet se pushteti lokal nuk ka hallin e qytetarëve por hallin e hajnisë, ashtu siç është konfirmuar edhe me arrestimet që ndodhën me herët në komunën e Preshevës si brenda administratës komunale arrestimi i tre zyrtarëve të lartë poashtu edhe udhëheqësit e tre bizneseve private, punëkryes në projekte të ndryshme të kontraktuara me kryetarin e komunës.
Për hajna dhe për keqpërdoruesit vendi është në burg, e jo në krye të Komunës!
P. S.
Fotografitë janë dërguar nga ish aktivistë të APN-së, të cilët tashmë janë bindur që kanë qenë të mashtruar nën petkun e “ndryshimit”.