Kryetari i RDK – së Fadil Zendeli: Ziadin Sela më shumë u morr me mua sesa me pushtetin! (VIDEO)

I ftuar në emisionin “Arena”, kryetari i RDK – së, Fadil Zendeli i është kundërpërgjigjur komenteve të udhëheqësit të LrPDSH – së, Ziadin Sela i cili për Zendelin kishte thënë se është “biber i zi”.

“Ai (Ziadin Sela) tha shumë gjëra në emisionin tuaj. U morr shumë me mua si kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare. Unë prisja që ai të merret me pushtetin, të merret me VMRO – në, të merret me BDI – në”, është deklaruar ndër të tjera, Zendeli. Në këtë emision, të pranishëm janë edhe analistët Ramadan Ramadani dhe Ibrahim Mehmeti, të cilët kanë komentuar zhvillimet aktuale politike në Maqedoni, veçanërisht në taborrin shqiptar./Sakte.net

https://www.facebook.com/portalisakte/videos/565569833631730/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme