Kryeziu: Aktorit Rade Sherbexhija nuk iu ofrua roli i Adem Jasharit

Pa nisur ende xhirimet e pa u bërë hapi i parë konkret, një film për heroin Adem Jashari ka çuar pluhur edhe në Serbi. Krejt kjo pasi doli lajmi se aktori i njohur serb Rade Sherbexhija citohet të ketë thënë se e ka refuzuar rolin kryesor në këtë projekt me skenar e regji të Luan Kryeziut.

Image

Disa media serbe për këtë gjest madje e kanë “shpallur edhe hero”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Sherbexhija e ka refuzuar rolin e Adem Jasharit me arsyetimin se ‘sikur ai ta pranonte ta portretizonte atë, atëherë krejt bota do ta pranonte Adem Jasharin’”, kanë raportuar mediat serbe.

Kaq ka mjaftuar që i njëjti lajm të shpërndahet gjithandej në rajon.

Por ndryshe e shpjegon krejt këtë situatë regjisori Kryeziu, i cili filmin për Adem Jasharin e ka paralajmëruar tash më shumë se tre vjet.

Thotë se ka qenë Sherbexhija ai që është interesuar për rolin kryesor sikurse çdo aktor i filmit. Por ai do të mundë të luante vetëm ndonjë antagonist – në këtë rast do të ishte komandant i forcave serbe – por asnjëherë të paraqitej në film si ndonjëri nga anëtarët e familjes Jashari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme