Ismet Kryeziu nga KDI, ka thënë se sikurse Teuta Rugova, kanë vepruar edhe Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci, Fatmir Sejdiu, Albin Kurti dhe Isa Mustafa.
“Të mos i përmendi veprimet dhe votat, apo koalicionet qoftë si subjekte politike apo si individ. Duke nisur nga rangu i dytë i politikanëve, analistë, opinionistë, aktivistë të shoqërisë civile, prej më të paimagjinueshmëve”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në Facebook.
“Po mendoj, por s’më bje ndërmend autoritet kredibil nga sfera publike të atakoj me një gjuhë denigruese si kjo ndaj Teutës”.