Kryhet riatdhesimi i emigrantit të parë nga kampi i Gjadrit, reagon ministri i Brendshëm i Italisë

Është riatdhesuar drejt vendit të origjinës nga Qendra e Riatdhesimit në Gjadër, emigranti i parë i huaj që qëndronte në këtë strukturë.


Lajmin e ka bërë të ditur ministrin i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, i cili përmes një postimi në X, e cilëson këtë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Pas procedurave të nevojshme ligjore dhe mbajtjes së tij në Qendrën e Gjadrit, ai është deportuar drejt vendit të origjinës.

“Riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj në Qendrën e Riatdhesimit Gjadër. Operacionet e riatdhesimit të emigrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, siç parashikohet nga strategjia e qeverisë për një veprim më efektiv për të luftuar imigracionin e paligjshëm”, shkruan Piantedosi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme