Kanë vazhduar ndihmat për rajonet e prekura nga vërshimet e javës së kaluar. Këtë herë Kryqi i Kuq i Maqedonisë ka njoftuar se janë dhuruar ndihma të reja për familjet e prekura nga uji, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Janë dhuruar 17.662 paketa me ushqime, 15.000 shujta, 7.600 shujta të nxehta, 3.360 litër qumësht, 7.172 litra jogurt, 2.025 paketa për higjienë, 128 ton ujë, 640 paketa pelenash, 550 dyshek, 2154 batanie, 600 kilogram tesha dhe 286 palë çizme,” thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq të Maqedonisë.