KSHZ: Konfirmohen 303 lista për kryetarë komunash dhe Qytetin e Shkupit

Për komunat Kumanovë, Aerodrom, Karposh dhe Qytetin e Shkupit, KSHZ informon se ende ka lista që janë në proces të heqjes së parregullsive pas njoftimit nga komisionet zgjedhore komunale. Nga këto, gjithsej tetë lista për kryetar komune janë në proces të heqjes së parregullsive, dhe 20 lista për anëtarë të këshillave komunale dhe këshillit të Qytetit të Shkupit.

Nga listat e paraqitura, u refuzuan gjithsej pesë lista për kryetar komune: Nga një listë për komunat e Butelit, Qendrës, Kumanovës, Aerodromit dhe Qytetit të Shkupit.

– Pas përfundimit të procesit të konfirmimit të listave të kandidatëve, shorti për përcaktimin e renditjes së listës së vetme të kandidatëve do të zhvillohet më 25 shtator 2025, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme