KSHZ pa vendim për 114 fletëvotimet e tepërta në Gostivar

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodh me 114 votat shtesë që dolën nga numri totaI i votave në komunën e Gostivarit. Nga KSHZ thanë se ende nuk kanë vendosur për hapat e mëtejshëm, por fillimisht presin që të përfundoj afati i ankesave nga ana e partive. Ndërkaq, deri në mesditë siç tregoi zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani për TV Shenja, tek ata nuk ka arritur asnjë ankesë. Përndryshe, sipas të dhënave zyrtare Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Gostivar, kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tarvari mori gjithsej 15.724 vota, Nevzat Bejta nga BDI – 13.190 vota, Renata Elezi nga PDSH 333 vota, Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa – 909 vota, ndërsa 1.368 vota ishin të pavlefshme. Të gjitha këto vota së bashku, japin një shumë prej 31.524 votash. Megjithatë, KSHZ-ja në rezultatin përfundimtar për Gostivarin thotë se votuan gjithsej 31.638 qytetarë, që tregon 114 vota më shumë se numri i qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet në Gostivar.

Ndërkaq, pas numërimit të plotë të votave KSHZ njoftoi se 34 komuna kanë fituar kryetarë që në rrethin e parë, prej të cilëve 22 kandidatë janë nga VMRO-DPMNE, 9 nga LSDM-ja, 3 nga BDI-ja. Rrethi i parë do të përsëritet edhe në Qendrën Zhupë dhe në Mavrovë-Rostushë për shkak të mospërmbushjes së kushtit prej 1/3 nga votuesit e regjistruar që kanë dalë për të votuar.

Në rrethin e dytë në më shuëm komuna do të garohet mes kandidatëve të VMRO-s dhe LSDM-së. Kandidatët e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe BDI-ja do të garojnë në 7 komuna, ndërsa në 2 komuna do të përballen kandidatët e BDI-së dhe BESËS.

Në këto zgjedhje lokale, janë hasur gjithësej 60.753 fletëvotime të pavlefshme, që është një rritje prej një të tretave më shumë se zgjedhjet lokale të vitit 2017, kur kishte 45.551 fletëvotime të pavlefshme.

Dalja e qytetarëve në cilin e parë zgjedhor, ishte rreth 49%. Për krahasim, dalja në zgjedhjet e kaluara lokale ka qenë më e lartë për 10%, gjegjësisht 59.51%. Krahasuar me të gjitha zgjedhjet lokale që nga viti 1996, këto janë zgjedhjet me më pak dalje të votuesve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme