KSHZ për jehonën e votuesve: Deri në ora 9 vetëm 3 për qind e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës

KSHZ-ja ka publikuar të dhënat e para për daljen e votuesve deri në orën 9. Sipas këtyre të dhënave, deri në orën 9:15 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 3 për qind e votuesve.

Sipas komunave në Manastir ka pasur dalje 3.38%, Bogdanci 4.68%, Bogovinë 1.29%, Butel, 3.63%, Vrapçisht 0.87%, Gostivar 1.71%, Kërçovë-2.35%, Likovë 2.2%, Saraj 2.46%, Studeniçan 1.85, Tearcë 1.90%, Tetovë 2.08%

Ai tha se në dy vendvotime janë regjistruar dy probleme teknike, një në Kumanovë dhe një Shtip, mirëpo procesi i votimit ka vazhduar.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se të gjitha qendrat e votimit u hapën në kohë dhe se votimi po zhvillohej pa probleme.

“Deri më tani, KSHZ-ja nuk ka marrë asnjë raport në lidhje me rrjedhën e votimit për asnjë qendër votimi ose nga ndonjë komision zgjedhor komunal, tha Kondarko.

Gjatë konferencës së parë për shtyp KSHZ-ja njoftoi për një pengesë teknike në një vendvotim në Kumanovë. Sipas kreut të KSHZ-së Boris Kondarko, për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike në këtë vendvotim nuk mund të përdoret aparati biometrik. Me vendim të KSHZ-së votimi ka vazhduar me sprej dhe uv lamb.

“Në Kumanovë në një vend votim në të cilin janë të regjistruara 12 votues, për shkak të ndërprerjes së rrymës, KSHZ-ja ka sjell vendim që procesi zgjedhor në këtë vendvotim të vazhdoj pa pajisje elektronike, me uv llambë dhe me sprej”, tha Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme